Britania miraton vaksinën Johnson&Johnson me një dozë të vetme

schedule14:39 - 28 Maj, 2021

schedule 14:39 - 28 Maj, 2021

Vaksina anti-Covid me një dozë të vetme  e Johnson & Johnson  është autorizuar për përdorim nga rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar, por nuk do të jetë i disponueshëm deri në fund të këtij viti.

Agjencia Rregullative e Barnave (MHRA), tha në një njoftim  sot  se vaksina përmbush standardet e sigurisë, cilësisë dhe efektivitetit. Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock e cilësoi vendimin si një tjetër armë në arsenalin britanik  për të mposhtur pandeminë.

Në fillim të këtij viti, vaksina me një dozë të vetme rezultoi 67 për qind efektive në parandalimin e  Covid dhe 85 për qind efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda ose shtrimin në spital.

Vaksina gjithashtu mund të ruhet në temperaturat e  frigoriferit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!