Britania mbështetë lehtësimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO

schedule07:50 - 30 Qershor, 2023

schedule 07:50 - 30 Qershor, 2023

Ministri britanik i mbrojtjes, Ben Wallace, tha se NATO-ja duhet të shikojë mundësinë e anashkalimit të kërkesës për Planin e Veprimit të Anëtarësimit të Ukrainës.

Çdo lëvizje për të hequr ose anashkaluar këtë kërkesë mund ta përshpejtojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Ky plan i veprimit është krijuar për të ndihmuar kandidatët të përmbushin disa kritere politike, ekonomike dhe ushtarake para se të bëhen anëtarë të NATO-s.

“Unë mendoj se duhet të shikojmë absolutisht anashkalimin e Planit të Veprimit të Anëtarësimit”, tha Wallace, në një konferencë të përbashkët shtypi së bashku me homologun e tij kanadez në Londër.

“Por sigurisht, ne duhet të vendosim njëfarë realizmi në këtë hapësirë që ka 31 anëtarë të NATO-s tani dhe, e dini, ne duhet të lëvizim të gjithë së bashku”, tha Wallace.

Wallace tha se ai nuk mund të garantonte marrëveshje për atë hap përpara samitit të NATO-s që mbahet muajin e ardhshëm në Lituani, por tha se mund të ishte e mundur të hiqen pengesat e tjera për anëtarësimin e Ukrainës./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!