Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka komentuar luftën Izrael-Hamas, duke thënë se mbështet ndërprerjen e sulmeve në Gaza, të cilën e quan ‘pauzë humanitare’, por shton se në rast se do të kishte armëpushim, ai që do të përfitonte do të ishte vetëm Hamasi.
“Një armëpushim me shumicë do t’i shërbente vetëm Hamasit”, ka thënë ai.
Ndërkohë autoritetet britanike, bëjnë me dije se një aeroplan i Britanisë me gati 21 tonë ndihma humanitare për Gazën është nisur drejt Egjiptit. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes.
“Avioni C-17 i Forcave Ajrore Mbretërore mban 76,800 pako për kujdesin e plagëve të dhuruara nga rezervat mjekësore, si dhe 1,350 filtra uji dhe 2,560 drita me energji diellore, të dyja të dizajnuara për të mbështetur një familje prej pesë anëtarësh. Ndihma vjen si pjesë e një pakete prej 30 milion £ për Gazën e shpallur nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak në fillim të kësaj jave”, thuhet në reagim./abcnews.al/