Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace ka deklaruar se lufta në Ukrainë do të zgjasë.
“Unë mendoj se lufta do të zgjasë edhe një vit. Mendoj se Rusia ka treguar një shpërfillje të plotë, jo vetëm për jetën e popullit të Ukrainës, por për ushtarët e vet.
“Ne po flasim pas 12 muajsh dhe 188,000, në fakt më shumë tani, ushtarë rusë janë të vdekur ose të plagosur si rezultat i këtij llogaritjeje të gabuar katastrofike dhe agresionit të Presidentit Putin.
“Kur dikush e ka kaluar kufirin dhe mendon se është në rregull ta bësh këtë me njerëzit e tu, unë mendoj se ai nuk do të ndalet.”
Wallace tha gjithashtu se avionët luftarakë të NATO-s mund të dërgohen në Kiev.
/abcnews.al