Rreth 6,500 viza janë lëshuar nga autoritetet britanike për refugjatët ukrainas, në skemën e re për banorët që i ikin luftës në Ukrainë.
Një ditë më parë, autoritetet britanike kanë lëshuar 6,100 viza.
Qeveria britanike ka krijuar edhe një skemë tjetër – Shtëpi për Ukrainën – për njerëzit që duan të strehojnë refugjatë.
Qeveria britanike është përballur me kritika – përfshirë nga deputetët e saj – për shpejtësinë dhe shkallën e përgjigjes ndaj krizës që ka shkaktuar pushtimi rus në Ukrainë./REL