Pas disa javësh moti të paqëndrueshëm, me shira të rrëmbyeshëm në disa zona dhe thatësira në disa të tjera, Britania po përballet me një situatë kaotike, shkruan Daily Mail.
Sot është shënuar dita e dytë, në të cilin vendi po përballet me stuhi dhe përmbytje, duke shkatërruar shtëpi e biznese ndërsa sinoptikanët kanë lëshuar alarmin për përmbytjet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Met Office, paralajmëroi se të mërkurën shirat do të shkonin deri në 20-30 mm brenda një ore. Komunitetet në pjesët qendrore, jugore dhe lindore të Anglisë dhe Uellsit juglindor tani mund të përballen me përmbytje të shumta, si dhe ndërprerje të transportit dhe të energjisë elektrike, raporton abcnews.al.
Në jugperëndim, pjesë të Cornwall dhe Devon janë prekur më shumë, me skena dramatike të shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve në rrugët në Newquay, Cornwall, Bishop’s Tawton, Devon dhe Haywards Heath në West Sussex.
Në Dorset njerëzit përdorën kova dhe kontejnerë të improvizuar në përpjekje për të hequr ujin në një restorant në West Bay. Rrugët u përmbytën në Port Talbot, Uells dhe në Loughborough, parkingu i supermarketeve Morrisons u përmbyt gjithashtu.
Sidoqoftë, ekspertët kanë paralajmëruar se do të duheshin ‘javë’ reshjesh të dendura për të ndihmuar zonat e ndryshme të vendit të rikuperohen nga korriku më i thatë që nga viti 1976.
Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha se njerëzit duhet të jenë ‘të përgatitur dhe të dinë se çfarë të bëjnë në rast të një përmbytjeje dhe të përdorin thasë me rërë për të kufizuar rrjedhën e ujit.
Sipas Met Office 5.2 milionë shtëpi ose një në gjashtë prona janë të rrezikuara nga përmbytjet.
/abcnews.al