Britania fillon provat për trajtimin me remedesivir të pacientëve me Covid-19

schedule07:37 - 27 Maj, 2020

schedule 07:37 - 27 Maj, 2020

Në Britani për të shëruar pacientët me koronavirus ka filluar përdorimi i ilaçit antiviral remdesivirit të pacientëve. Në një koferencë për mediat, ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock i quajti provat klinike për ilaçin premtues si “ndoshta hapin më të madh përpara në trajtimin e koronavirusit që prej fillimit të krizës.” Ai tha se përparësi për këtë trajtim do të kenë rastet në të cilat përfitimi është më të madh.

Ilaçi remdesivir, i prodhuar nga kompania farmaceutike amerikane Gilead, u miratua për trajtimin e pacientëve amerikanë me Covid-19 në fillim të këtij muaji pasi provat klinike nga Instituti Kombëtar i Amerikës për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive (NIAID) treguan rezultate pozitive.

Pak kohë më vonë, edhe Japonia e miratoi me një procedurë të shpejtë përdorimin e këtij ilaçi për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19. Ndërkohë nga ana tjetër drejtori i Institutit Kombëtar të Amerikës për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, Dr. Anthony Fauci, tha se ilaçi rezultoi efektiv në shkurtimin e kohës së shërimit të pacientëve me Covid-19, dhe megjithëse nuk ofron “shërim të plotë”, ai mund të ofrojë një trajtim i dobishëm.

Ilaçit antiviral remdesivirit është në përdorim nga shumë vende të botës për të kuruar pacientët me koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!