Britania e Madhe sanksionon individë e politikanë shqiptarë të lidhur me krimin, reagon Alibeaj: Konfirmohen denoncimet tona

schedule16:38 - 21 Korrik, 2022

schedule 16:38 - 21 Korrik, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejda Alibeaj, ka reaguar lidhur me sanksionet e ndërmarra nga Britania e Madhe për disa individëve shqiptarë me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin.

Duke mos i treguar emrat e tyre dhe nëse janë apo jo politikanë, ambasada britanike në vendin tonë shpërndan një mesazh të fortë të dërguarit të posaçëm të kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach që së fundi ka pasur edhe një vizitë në Tiranë, Shkup dhe Podgoricë.

Ndërkohë në reagimin e tij Alibeaj shprehet se kjo konfirmon qartë të gjitha denoncimet që ka bërë PD, para gjatë dhe pas procesit të 25 prillit.

Alibeaj ka zgjedhur që të shpërndaje edhe një pjesë nga mesazhi i të dërguarit special i kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach.

Postimi i Alibeajt:

Konfirmimi më i qartë i të gjithë denoncimeve tona, para gjatë dhe pas procesit të 25 prillit. ?

“Mbështetja që disa personazhe publike marrin nga kriminelët në këmbim të korrupsionit mbyt zërin e popullit shqiptar.

Siç tregon raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdojnë të jenë një problem madhor në politikën shqiptare. Për sa kohë që politikanët janë në gjendje të punojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të mëtejshme dhe reforma zgjedhore.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri – dhe më gjerë në rajon – nënkuptojnë gjithashtu se shuma të mëdha fondesh shtetërore, të mbledhura nga taksapaguesit e zakonshëm, nuk arrijnë kurrë në shkollat, spitalet dhe rrugët që shqiptarëve u duhen për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme dhe të begatë.”

I dërguari special i kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach.

?????

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!