Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pasi Britania e Madhe ka vendosur sanksione për emra të njohur në Shqipëri. Kim shkruan në një postim në rrjetet sociale se SHBA e mirëpret këtë veprim. Ambasadorja thekson ndër të tjera se kush ka abuzuar me besimin e publikut duke u pasuruar për vete do të përballet me drejtësinë.
“E mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit, me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion të madh dhe minuar demokracinë, duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim.
We welcome this important ?? action. Those who have abused the public’s trust to enrich themselves & pervert the rule of law – in other words, those who have engaged in significant corruption & undermined democracy – must face justice. No one is above the law. https://t.co/BFGAqURXBB
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 21, 2022
Britania e Madhe ka njoftuar sot përmes një deklarate të fortë se vendi do të marrë masa ndëshkuese për individë në Shqipëri që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin. /abcnews.al