Britania e Madhe regjistron rreth 19 mijë raste të reja me Covid

schedule23:51 - 22 Nëntor, 2020

schedule 23:51 - 22 Nëntor, 2020

Një numër i lartë i rasteve të reja me Covid është shënuar gjtë orëve të fundit në Britaninë e Madhe. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar pozitiv 18 662 raste të reja dhe kanë humbur jetën 398 persona.

Qeveria britanike njoftoi se 141 vdekje u përfshinë në numrin e viktimave, i cili u la jashtë numrit të përgjithshëm të shtunën për shkak të një gabimi gjatë përpunimit të shifrave zyrtare.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Britani të Madhe janë konfirmuar mbi 1.5 milionë raste, ndërsa 55.024 persona kanë humbur jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!