Sekretarja britanike e Punëve të Jashtme, Yvette Cooper, ka mirëpritur zgjatjen e mbrëmshme të armëpushimit SHBA-Iran.
Ajo bëri thirrje për rifillimin e negociatave dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
The UK welcomes the ceasefire extension. We want to see negotiations restart, a comprehensive settlement and full reopening of the Strait without restrictions or tolls.
Any return to hostilities would be a major setback for the region, the global economy and cost-of-living.
— Yvette Cooper (@YvetteCooperMP) April 22, 2026
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të martën se Shtetet e Bashkuara po shtyjnë afatin e përfundimit të një marrëveshje armëpushimi dy javore të arritur me Iranin, duke shmangur kështu përkohësisht sulmet e Shteteve të Bashkuara mbi këtë shtet.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se mori një vendim të tillë pas kërkesës së Pakistanit, vendit që po organizon bisedimet mes palëve.
Njoftimi për një zgjatje të armëpushimit vjen pasi Irani nuk pranoi të kthehej në tryezën e bisedimeve në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit duke bërë kështu që edhe delegacioni Amerikan të anulonte udhëtimin e tyre drejt shtetit negociator./abcnews.al


