Britania e Madhe: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi

schedule23:31 - 24 Qershor, 2021

schedule 23:31 - 24 Qershor, 2021

Nënsekretarja Parlamentare për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikë në Britani të Madhe, Uendy Morton, ka bërë një reagim pas takimit me Të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Morton shkruan se ia ka rikonfirmuar Lajçakut se Britania e Madhe e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

 “Unë e rikonfirmova mbështetjen e Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi në takim me Të Dërguarin Special, Miroslav Lajçak. Ne u pajtuam që të vazhdojmë të ndërtojmë mundësi që të sigurojmë mundësitë për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të normalizimit nga e cila do të përfitonte i gjithë rajoni”, shkruan Morton në postimin e saj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!