Britania e Madhe kërkon të deportojë Tuchelin: Ja si u fut në këtë situatë ish-trajneri i Chelsea

schedule17:47 - 23 Shtator, 2022

schedule 17:47 - 23 Shtator, 2022

Një histori e pabesueshme na vjen nga Londra.

Për shkak të rezultateve jashtëzakonisht të dobëta në fillim të këtij sezoni, Thomas Tuchel u shkarkua nga pankina e Chelsea, për këtë arsye ai është ende në kërkim të një pune të re.

Mirëpo, duke qenë se ka kaluar disa kohë nga shkarkimi i gjermanit dhe përveç një numri të madh spekulimesh se ku mund të vazhdojë karrierën, dolën informacione që ai duhet të shqetësohet, shkruan abcnews.al.

Domethënë, duke qenë se ai mbërriti në tokën e Britanisë së Madhe pas Brexit në shkurt të vitit 2020, Tuchel mund të kërcënohet me deportim.

Personat e papunë kanë të drejtë të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar edhe për 90 ditë të tjera pas pushimit nga puna, pas së cilës ata duhet të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Tuchel ende jeton pranë qendrës stërvitore të Chelsea, fëmijët ndjekin shkolln dhe për momentin nuk ka asnjë tregues se ku mund të vazhdojë karrierën e tij.

Kjo sigurisht paraqet presion shtesë për ekspertin gjerman, i cili së shpejti do të duhet të gjejë një punë dhe do të shohim nëse do t’ia dalë. /G.D abcnews.al/