Britania e Madhe “dorëzohet”, UEFA nuk e heq finalen e EURO 2020 nga Wembley

schedule17:37 - 21 Qershor, 2021

schedule 17:37 - 21 Qershor, 2021

Autoritetet Britanike janë dorëzuar para UEFA-s, që po mendonte ta zhvendoste finalen e EURO 2020 në Budapest.

Gjithsesi në Britaninë e Madhe kanë pranuar që në finalen që do të zhvillohet në Wembley të lejohen 2500 VIP-a dhe gazetarë në stadium.

Më saktë ata nuk do të jenë të detyruar të futen në karantinë për 10 ditë, siç është aktualisht në protokollin e sigurisë në luftën kundër përhapjes së COVID-19.

Kështu zgjidhet ngërçi dhe finalja do të zhvillohet në Wembley me 60 mijë tifozë dhe jo në Budapest, ku lejohet të udhëtosh dhe autoritetet i kanë hapur plotësisht stadiumet. /abcnews.al