Britania e Madhe do të ketë një minister kundër vetmisë

schedule13:45 - 17 Janar, 2018

schedule 13:45 - 17 Janar, 2018

Në Britaninë e Madhe tashmë do të ketë një ministër kundër vetmisë. Sipas kryeministres May, detyra e tij është beteja kundër një realiteti të trishtë të jetës moderne. Të dhënat e Kryqit të kuq britanik flasin për më shumë se 9 milionë persona që jetojn vetëm

Qeveria britanike emëroi një ministër për vetminë me objektivin për të luftuar atë që kryeministrja Tereza Mej e cilësoi si realitetin e trishtë të jetës modern, dhe që në Britaninë e Madhe përfshin më shumë se 9 milion persona. Ministria më e re i është besuar Trejsi Krouch e cila aktualisht është nënsekretare për sportin dhe shoqërinë civile.

Kryeministrja Mej shpjegoi se për shumë persona vetmia është një realitet. Dhe se ajo do ndërmerrte një sfidë të tillë për shoqërinë britanike, me vetminë që prek kryesisht të moshuarit dhe ata që kanë humbur të afërmit e tyre.

Sipas të dhënave të kryqit të kuq britanik janë më shumë se nëntë million persona që deklarojnë se janë gjatë tgjithë kohës vetëm në një popullsi prej 65.6 milion banorësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!