Britania do të dërgojë sistemet e avancuara të raketave M270 të afta për të goditur objektiva deri në 80 kilometra larg, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme Britanike, shkruan CNN.
Vendimi është koordinuar me vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë Ukrainës për të dërguar sistemin e raketave (HIMARS), thuhet në deklaratë.
“Britania e Bashkuar është pranë Ukrainës dhe ka marrë një rol udhëheqës në furnizimin e trupave të saj me armët jetike që u nevojiten për të mbrojtur vendin e tyre”, tha Wallace.
“Ndërsa taktikat e Rusisë ndryshojnë, duhet të ndryshojë edhe mbështetja jonë për Ukrainën. Këto sisteme shumë të afta raketash me shumë lëshime do t’u mundësojnë miqve tanë ukrainas të mbrohen më mirë kundër përdorimit brutal të artilerisë me rreze të gjatë veprimi nga Rusia, të cilën forcat e Putinit e kanë përdorur pa dallim për të shkatërruar qytetet”.
Qeveria britanike tha gjithashtu se trupat ukrainase do të trajnohen se si të përdorin raketat në Mbretërinë e Bashkuar.
/abcnews.al