Britania e madhe dhe 37 shtete do të referojnë në Hagë krimet e Rusisë në Ukrainë

schedule22:34 - 2 Mars, 2022

schedule 22:34 - 2 Mars, 2022

Britania e Madhe dhe 37 shtete të tjera do të referojnë krimet e kryera të rusëve në Ukrainë në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Sipas rregullave të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, në rast se kemi referim nga shtete anëtare atëherë prokurori ka të drejtë të nisë menjëherë hetimet pa kërkuar miratimin e gjyqtarëve të GPN-së.

“Makina ushtarake e Putinit po synon civilët pa dallim dhe po shqyen qytetet anembanë Ukrainës. Një hetim nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për aktet barbare të Rusisë është urgjentisht i nevojshëm dhe është e drejtë që përgjegjësit të mbahen para përgjegjësisë. Mbretëria e Bashkuar do të punojë ngushtë me aleatët për të siguruar që drejtësia të vihet në vend”, deklaroi sekretarja e Jashtme e Britanisë Liz Truss./ Abcnews.al/