Në kuadër të vaksinimit kundër Covid, pritet që në Britani të hapen 7 qendra të mëdha që do të shërbejnë për vaksinimin e qytetarëve.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani të Madhe ka thënë se qindra shërbime tjera spitalore do të jenë të qasshme më vonë gjatë kësaj jave.
Qeveria britanike synon të vaksinojë 15 milionë persona në Mbretëri të Bashkuar – ata mbi moshën 70-vjeçare, punëtorët shëndetësorë dhe atyre që u duhet mbrojtje deri në mesin e muajit shkurt.
Ndërkohë autoritetet shëndetësore në Britani kanë paralajmëruar se javët në vazhdim do të jenë “më të rëndat e pandemisë” për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit.
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock do të prezantojë planin qeveritar për vaksinim përmes një konference për media më vonë gjatë ditës.
Qeveria e këtij shteti pritet që të publikojë edhe të dhënat e para që tregojnë se sa njerëz janë vaksinuar deri më tani. Këto shifra do të bëhet publike, pasi Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë se 80,000 persona të vdekur me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia./abcnews.al