Bashkimi Europian dhe Britania deklaruan se nuk do të ketë një marrëveshje pas Brexit-it ndërkohë që vazhdojnë mosmarrëveshjet. Kjo është një javë vendimtare për sa i përket bisedimeve që do të zhvillohen në Bruksel.
Rikujtojmë se Britania u largua nga BE-ja janarin e kaluar. Udhëheqësit kombëtarë të BE-së do të vlerësojnë gjendjen në një samit muajin tjetër, përkatësisht në datat 15-16 tetor.
Negociatat do të zhvillohen në lidhje me peshkimin, konkurrencën e ndershme dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ndërkohë Brexit pësoi një kaos të ri këtë muaj kur Londra propozoi projektligje që do të minonin marrëveshjen e mëparshme.
“Pozicionet e Mbretërisë së Bashkuar janë shumë larg nga ato që BE mund të pranojë”, tha një nënkryetar i Komisionit ekzekutiv të bllokut, Maros Sefcovic, të hënën pas bisedimeve me Michael Gove, ministri që merret me marrëveshjen e ndarjes nga BE-ja.
“Ne pohojmë se projektligji, nëse miratohet në formën e tij aktuale, do të përbënte një shkelje jashtëzakonisht serioze të Marrëveshjes së Tërheqjes dhe të ligjit ndërkombëtar,” tha ai.
“Ne duam të sigurohemi që Marrëveshja e Tërheqjes të zbatohet plotësisht,” tha Gove përpara gazetarëve.
BE ka deklaruar se negociatorët duhet të nënshkruajnë një marrëveshje deri në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit, për t’i lënë kohë Parlamenti Europian për ratifikim, në mënyrë që të mund të hyjë në fuqi nga viti 2021 kur përfundon tranzicioni i bllokuar i Britanisë pas Brexit-it./abcnews.al