Zyrtari i Qeverisë Britanike, Michael Gove i ngarkuar me çështje të marrëveshjes së Brexitit wshtw shprehur se bisedimet tregtare për Brexit ende janë të bllokuara në çështjet e peshkimit, rregullat e qeverisjes dhe një rezolute kontestuese, sepse Bashkimi Evropian është duke kërkuar shumë.
Negociatorët janë duke tentuar të arrijnë marrëveshje për të shmangur një krizë potenciale, pasi Britania zyrtarisht të largohet nga Bashkimi Evropian në fund të këtij viti.
“Bashkimi Evropian ende e kërkon pjesën e luanit sa i përket peshkimit në ujërat tanë – gjë e cila është e padrejtë, marrë parasysh se ne po largohemi nga BE-ja. BE-ja ende dëshiron që ne të jemi të lidhur me mënyrën se si ajo i bën gjërat. Bashkimi Evropian është duke shfrytëzuar momentin që nëse ka ndonjë lloj mosmarrëveshjeje, jo të grisë gjithçka, por të vendosë kufizime të ashpra ndaj nesh dhe nuk mendoj që kjo është e drejtë”, wshtw shprehur ai.
Një marrëveshje tregtare, jo vetëm që do të garantonte tregtinë, mirëpo edhe do të mbështeste paqen në Irlandën Veriore, ndonëse disa mospajtime janë pothuajse të sigurta në pikat më të ngarkuara kufitare BE-Britani.
Nëse nuk arrihet marrëveshje, viti i ardhshëm do të nisë me paqartësi të mëdha dhe vendosje të tarifave për mallrat britanike dhe ato evropiane.
Në gjë e tillë do të dëmtojë të dyja palët, mirëpo barra më e madhe do të bie mbi Britaninë, e cila gjysmën e tregtisë e zhvillon me vendet e BE-së.
Një ditë më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se Britania dhe Bashkimi Evropian do të krijonin shembull të keq nëse dështojnë që të arrijnë marrëveshje për marrëdhëniet e tyre në të ardhmen, mirëpo ka përsëritur sërish se blloku evropian nuk dëshiron marrëveshje me çdo çmim.
Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016./abcnews.al