Britani, ushtria mund të përdoret për të transportuar vaksinën Covid

schedule09:57 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 09:57 - 8 Dhjetor, 2020

Forcat e armatosura mund të ndihmojnë në transportimin e rezervave të mëtejshme të vaksinës Pfizer / BioNTech nga Belgjika në Britani, raporton BBC

I pyetur nëse një Brexit pa marrëveshje mund të vonojë furnizimet, James Cleverly tha se transportimi i vaksinave ishte përparësia kryesore. Personeli ushtarak është duke ndihmuar në ndërtimin e qendrave të vaksinimit.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock shkroi në Twitter se të gjitha zonat e Mbretërisë së Bashkuar ishin furnizuar me doza vaksinash.

Personeli shëndetësor i vijës së parë, ata mbi 80 vjeç dhe punëtorët e shtëpive të kujdesit do të jenë të parët që do të vaksinohen. Në Angli, janë zgjedhur fillimisht 50 spitale që do të shërbejnë si qendra për vaksinimin.

Skocia , Uellsi dhe Irlanda e Veriut gjithashtu do të fillojnë programet e tyre të vaksinimit të martën.

Të hënën, qeveria njoftoi se 14,718 njerëz të tjerë kishin rezultuar pozitivë për virusin, ndërsa gjatë 28 ditëve janë regjistruar 189 viktima- duke e çuar totalin në 61,434.

Ministria e Mbrojtjes tha se 60 ushtarë po punojnë me qeverinë për shpërndarjen e vaksinave, plus 56 personel të tjerë që do të ndihmojnë në ndërtimin e qendrave të vaksinimit.

Ministri i Forcave të Armatosura James Heappey tha se rreth 13,500 personel ushtarak ishin në “gatishmëri të lartë”  për të ndihmuar me testimin dhe përgjigjen e qeverisë ndaj Covid.

Kontejnerët frigorifer që ruajnë dozat e vaksinës, në temperaturën -70C, kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nga Belgjika dhe po përgatiten të zhvendosen nga vendet e sigurta në spitale.

Të shqetësuar nëse një Brexit pa marrëveshje mund të shkaktojë vonesa në shpërndarjen e vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, ai tha: “Ky është një produkt kaq i rëndësishëm, ndoshta është  produkti më i rëndësishëm, kështu që ne do të sigurohemi që ato furnizime të shpërndahen në Britani me çdo kusht”.

Downing Street nuk e mohoi që avionët RAF mund të përdoren për të transportuar furnizime të vaksinës nga vendet e tjera europiane nëse do të hasnin probleme në porte të shkaktuara nga një Brexit pa marrëveshje.

Rreth 800,000 doza të vaksinës pritet të shpërndahen në Britani nga java e ardhshme. Deri më tani qeveria ka urdhëruar një total prej 40 milion dozash – të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milion njerëz, me dy  doza secila, me 21 ditë diferencë.

Të moshuarit si edhe personat që do të qëndrojnë  të shtruar në spital, do të jenë ndër të parët që do të vaksinohen.

Personat mbi 80 vjeç do të marrin fillimisht një dozë nga vaksinat.

Chris Hopson, shefi ekzekutiv i NHS tha se njerëzit mbi 80 vjeç nuk duhet të shqetësohen nëse nuk do të njoftohen për tu vaksinuar këtë muaj, pasi shumica e njerëzve do të duhet të presin deri vitin e ardhshëm.

Mail on Sunday njoftoi se Mbretëresha, e cila është 94 vjeç, pritet të vaksinohet brenda disa javësh. Megjithëse të moshuarit në azile dhe personeli nuk do të jenë ndër të parët që do të vaksinohen.

Qeveria ka shpjeguar se kjo është për shkak se qendrat e zgjedhura të spitalit tashmë kanë mundësitë për të ruajtur vaksinën në temperaturën e kërkuar prej -70C.

Por Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se qeveria po bënte gjithçka që kishte në dorë për të eliminuar “sfidat e rëndësishme” dhe për të siguruar që të gjithë të moshuarit në azile të vaksinoheshin sa më shpejt të jetë e mundur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!