Britani, të martën vendimi i gjykatës për pezullimin e parlamentit

schedule19:56 - 23 Shtator, 2019

schedule 19:56 - 23 Shtator, 2019

Verdikti mbi ligjshmërinë e vendimit të kryeministrit Boris Xhonson për të pezulluar Parlamentin do të jepet nesër nga Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar. Ministrat insistojnë se pezullimi i Parlamentit nuk është çështje që i takon gjykatës, por kritikët e konsiderojne si një manovër për të shmangur kontrollin e Parlamentit ndaj planit të kryeministrit për Breksit. Dhoma e Përfaqësuesve pritet të rimblidhet më 14 tetor, pak më shumë se dy javë nga data për konkretizimin e Breksit, më 31 tetor. Ministri i Punëve të Jashtme, Dominik Reb deklaroi se qeveria do t’i bindet vendimit të gjykatës cilido qoftë. Megjithatë, ai nuk e përjashtoi mundësinë që Parlamenti të pezullohet sërish nëse qeveria del e humbur në procesin gjyqësor./ABC News Albania 24/7