Britani, punonjësit e aeroportit Gatwick paralajmërojnë greva të mëdha

schedule14:45 - 9 Gusht, 2023

schedule 14:45 - 9 Gusht, 2023

Rreth 230 punonjës në aeroportin Gatwick, aeroporti i dytë më i madh i Britanisë ka paralajmëruar 8 ditë grevë këtë muaj duke kërkuar rritje të pagave, tha sot sindikata Unite, duke paralajmëruar probleme me fluturimet gjatë sezonit të pikut të verës.

Stafi tokësor, stafi i shërbimit të pasagjerëve dhe punonjës të tjerë në Gatwick po negociojnë me një numër punëdhënësish duke përfshirë Red Handling, Wilson James, Menzies dhe ASC në mosmarrëveshje të veçanta për pagat.

Muajin e kaluar disa greva të planifikuara u anuluan pasi punonjësit morën oferta për rritje të pagave. Megjithatë sot, sindikata Unite njoftoi se punëtorët në Red Handling dhe Wilson James do të hyjnë në grevë.

Këto greva të fundit, të cilat do të zhvillohen në faza duke filluar nga 18 gushti dhe do të zgjasin deri më 28 gusht, do të shkaktojnë ndërprerje dhe vonesa në më shumë se 200 fluturime të planifikuara në katër ditët e para të kësaj periudhe, tha Unite.

Qindra mijëra punonjës në Britani kanë qenë në grevë që nga viti i kaluar, pasi rritja e pagave nuk arriti të përballojë inflacionin e lartë.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!