Një ngjarje e rëndë ka ndpdhur në Britani ku gruaja e ish ministrit dhe deputetit të Tory Oëen Paterson është gjetur e pajetë në një pyll afër shtëpisë së tyre në Shropshire.
Mediat ndërkomëbtare bëjnë me dije se nuk ka asnjë detaj në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Ish ministri është shprehur se humbja e bashkëshortes është një tronditje e madhe për të dhe për familjen e tij.
“Është shumë e trishtë që unë duhet të ju informoj se gruaja ime, Roza, është gjetur e vdekur në shtëpinë tonë në Shropshire. Rose dhe unë u martuam për 40 vjet të lumtur. Ajo ishte një grua, nënë dhe gjyshe e mrekullueshme dhe e kujdesshme. Vdekja e saj ka ardhur si një tronditje e tmerrshme për të gjithë ne”, është shprehur ai
Viktima, ishte kryetarja e Aintree Racecourse dhe anëtare e bordit të Jockey Club. Çifti u martuan në 1980 dhe kishin dy djem, Ned dhe Felix, dhe një vajzë, Evie.
Paterson, ka qenë ministër i kabinetit nën David Cameron dhe deputet konservator për North Shropshire./abcnews.al