Britani e Madhe, Harry dhe Meghan lidhen në martesë

schedule12:50 - 19 Maj, 2018

schedule 12:50 - 19 Maj, 2018

Harry dhe Meghan të emëruar nga Mbretëresha Elizabetë, dukë dhe dukeshë e Sussex janë lidhur në martesë në kishën e Saint George në kështjellën Ëindsor. Një ceremoni madhështore, e cila u përmbyll me puthjen e çiftit para njerëzve të mbledhur jashtë kishës.

Harry dhe Meghan janë lidhur në kurorë pasi kanë marrë më parë emërimin dukë dhe dukesha e Sussex nga Mbretëresha Elizabetë.

Ceremonia u zhvillua në kishën Saint George në kështjellën Windsor.

Meghan u shoqërua në altar nga princi Çarls, babai i Harry-t, pasi në momentet e fundit, babai i saj u detyrua të shtrohej në spital për disa problemë shëndetësore.

Një kor kishe amerikane performoi “Stand by me” menjëherë pas predikimit të peshkopit nga Çikago. Ndërsa nëna e Meghan nuk mbajti dot lotët.

Princi Harry dhe aktorja amerikane Meghan Merkle shkëmbyen premtimet sipas formulës tradicionale “deri sa vdekja të na ndajë” dhe në “prani të Zotit,  para Arqipeshkvit të Kanterbëri, Xhastin Uellbi.

Atë që Zoti bashkon, asnjë të mos e ndajë, përfundoi fjalën e tij Arqipeshkvi duke i deklaruar burrë dhe grua.

Ajo e sigurtë dhe krenare sheh princin në sy, ndërsa Herry e vështron i emocionuar.

Të sapomartuar Herry dhe Meghan dolën nga kisha të shoqëruar nga himni britanik “God Save the Queen” – Zoti shpëtoftë Mbretëreshën.

Pasi shkëmbyen një puthje para qindra njerëzve të mbledhur para kishës ata hipën në karrocën Askot Lindau të tërhequr nga katër kuaj gri, duke shëtitur në rrugët e Windsor.

Princi Herry mblodhi personalisht disa lule nga Kensington Garden për buqetën e bashkëshortes së tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!