Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brishtësia e Biden e vendos SHBA në disavantazh diplomatik

schedule10:14 - 25 Mars, 2021

schedule 10:14 - 25 Mars, 2021

Nga Boris Epshteyn, Newsweek

Ndërsa shumë njerëz qeshën me  videon e Joe Biden kur u rrëzua në shkallët e Air Force One javën e kaluar, një tjetër reagim ishte shqetësimi i amerikanëve.

Përveç shqetësimit të sinqertë për shëndetin e presidentit, amerikanët  duhet të shqetësohen për atë që problemet fizike të Biden i shkaktojnë qëndrimit të Shteteve të Bashkuara në botë dhe në vend.

Presidenti rus Vladimir Putin  e përqeshi Biden dhe e sfidoi presidentin amerikan në një debat virtual. Ai nuk humbi kohë për të sulmuar Biden pasi presidenti  tha se Putin është një vrasës. “Ju uroj shëndet të mirë”, iu kundërpërgjigj presidenti rus.

Në të njëjtën ditë, në një samit të  SHBA-Kinë në Alaskë, udhëheqësit e delegacionit kinez paralajmëruan Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken. Pala kineze deklaroi se Partia Komuniste Kineze nuk beson se administrata aktuale Amerikane ka treguar një pozicion të fortë.

Kështu, brenda një dite të vetme, dy nga kundërshtarët amerikanë  më të mëdhenj sfiduan Joe Biden dhe ekipin e tij.

Për të nxjerrë inatin e saj, Kina ka “dënuar” veprimin e Amerikës për vendosjen e sanksioneve duke blerë sasi të mëdha nafte nga Irani dhe Venezuela.

Ka precedent për atë që ndodh kur një fuqi e madhe është pa timon – precedent që Boris Epshteyn( ish ndihmës i Trump)  e ka  jetuar më parë. Boris Epshteyn  ka lindur në Moskë.  Ai dhe familja e tij janë  refugjatë hebrenj nga Rusia por kjo nuk e bën domosdoshmërish atë një spiun.

 

Ai ishte një fëmijë gjatë fundit të epokës së Brezhnevit dhe mandateve jetëshkurtra të kryeministrave  të tjerë  Sovjetikë, Yuri Andropov dhe Konstantin Chernenko, por sidoqoftë ishte pjesë e qeverisjes katastrofike.

Bashkimi Sovjetik kaloi nga të qenit një hegjemon që mposhti Gjermaninë naziste në Frontin Lindor të Luftës së Dytë Botërore në 1945 në një objekt tallës deri në vitin 1985 – dhe pushoi së ekzistuari në vitin 1991.

BRSS  humbi respektin ndërkombëtar sepse kundërshtarët e saj vazhdimisht po talleshin me mungesën totale të udhëheqjes funksionale. Dobësia e udhëheqësve të saj gjithashtu pati efekte të prekshme në diplomaci dhe politikën e brendshme.

Më tej, njerëzit humbën besimin në qeverinë e tyre. Kjo përfshinte ushtrinë, klasën punëtore dhe klasën më të re politike, të gjithë u zhgënjyen deri në atë pikë sa vendi ndaloi së  funksionuari në mënyrë efektive.

Ajo çfarë Boris Epshteyn kërkon të theksojë është se Shtetet e Bashkuara nuk  janë në rrezik të kolapsit total sepse Joe Biden nuk po operon më të gjitha mënyrat.

Rreziku i gjendjes aktuale të Biden është se Amerika do të humbasë pozicionin e saj si një fantazmë në skenën botërore që ajo rifitoi nën Presidentin Donald J. Trump.

Për më tepër, dhe akoma më e rëndësishmja, ekziston një rrezik i madh që dobësitë e Biden do të bëjnë që vullneti dhe besimi i Amerikës të përkeqësohet në një pikë nga e cila rimëkëmbja  do të jetë e vështirë, për të mos thënë e pamundur.

Aq më tepër për deklaratën e Biden se “Amerika është rikthyer”. Në gjurmët e fushatës të 2020, përfaqësuesit dhe administratorët premtuan se një administratë e Biden do të lejojë “që Amerika të rifitonte udhëheqjen dinjitoze në vend dhe udhëheqjen e respektuar në skenën botërore”.

Realiteti i presidencës së Biden deri më tani ka qenë ndryshe. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!