Briken Calja fitoi medalje ari në stilin e shkëputjes në Botërorin e Peshëngritjes dhe shkoi vetëm një kilogram larg titullit kampion bote në dygarësh dhe shtytje, ku u klasifikua në vendin e dytë.
Calja garoi në peshën deri në 73 kilogram bashkë me Erkand Qerimajn dhe ia doli të ngrejë 156 kilogram në stilin e shkëputjes, më shumë se çdo garues tjetër.
Edhe në shtytje Calja bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke ngritur 182 kilogramë në provën e parë, 186 kilogram në të dytën dhe dështoi 190 kilogramë në të tretën, duke humbur titullin kampion në dygarësh për vetëm një kilogram./h.ll/abcnews.al