Briken Calja kampion bote, Rama: Meriton sot një përulje me respekt

schedule18:26 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 18:26 - 10 Dhjetor, 2021

Briken Calja, është shpallur kampion bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampion në shtytje në peshën deri 73 kg.

Lidhur me këtë një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama i cili shprehet se talenti dhe puna e Calajt meriton përulje me respekt.

“KAMPION BOTE Briken Calja, talenti me vullnet të hekurt, meriton sot një përulje me respekt, sepse ia doli të ngjitet në majën e botës pa e humbur kurajon e as durimin, në të përpjetën e vështirë dhe të rrëshqitshme drejt majës #RESPEKT” shrkuan Rama. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!