Brighton vendos kushte për Caicedo, 21-vjeçari largohet vetëm nëse paguhen 90 mln paund

schedule14:26 - 28 Janar, 2023

schedule 14:26 - 28 Janar, 2023

Brighton ka ndërruar mendje dhe tashmë kërkon plot 90 milionë paund për kartonin e ekuadorianit Moises Caicedo, i cili po kërkon mes shumë polemikash një largim nga “pulëbardhat”.

Më herët u raportua se klubi nuk ka ndërmend ta lirojë mesfushorin, të cilët janë të interesuar për Chelsea dhe Arsenal, në afatin kalimtar dimëror, por veprimet e vetë lojtarit për t’i thënë lamtumirën skuadrës dhe të humbur stërvitjen ka revoltuar jo pak bordin e Brighton.

“Pulëbardhat” kanë reaguar negativisht ndaj deklaratës së ekuadorianit në rrjetet sociale, por besohet 21-vjeçari ka njoftuar lamtumirën nga klubi me këshillën e përfaqësuesve të tij dhe  klubi është i gatshëm të shesë Caicedo vetëm nëse merr një ofertë prej 90 milionë paund në janar.

Kujtojmë se, Brighton refuzuan ta shesin mesfushorin te Arsenali për 60 milionë funte. /i.m /abcnews.al