“Brezat e rinj punojnë më pak”, Klement Zoraqi: Shkollën e parë e bëra në familje. Idhulli im, xhaxhai Nikolla Zoraqi

schedule10:26 - 6 Dhjetor, 2024

schedule 10:26 - 6 Dhjetor, 2024

Klement Zoraqi është një ndër profesorët më të mirë të pikturës në Shqipëri. Ai për shumë vite ka dhënë mësim në Liceun Artistik.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, Zoraqi ka thënë se tani Liceu ka ndryshuar shumë, pasi ndryshojnë brezat, të cilët nuk janë shumë të dhënë pas punës.

“Tani Liceu ka ndryshuar, pasi ndryshojnë brezat, ndryshojnë kohët. Por disa gjëra dhe nuk duhen ndryshuar, si për shembull, raporti me punën. Punojnë më pak brezat e rinj”, u shpreh ai.

Më tej, Zoraqi ka folur dhe për jetën e tij, dëshirën që ka pasur për të pikturuar që në moshë të vogël dhe idhullin e tij që ka qene xhaxhi, i madhi Nikolla Zoraqi.

“Unë mendoj që është gjithmonë një thirrje e brendshme e njeriut, një destino. Megjithëse kisha një rreth artistik dhe kisha njerëz të njohur në të gjithë fushat e artit, mund të shkoja me të shtyrë. Por ne në familje kemi pasur gjithmonë një moto. Edhe kur thosha mua pse ma bën kështu, më thoshin ‘Shiko xhaxhi Nikoll si e ka fituar ai, ashtu ta fitosh dhe ti, me punë dhe vetëm me punë’. Ai ishte për mua idhulli, nuk guxoja të ankohesha dhe pse u bë kështu dhe pse u bë ashtu. Ai më deshi shumë dhe unë e doja shumë. Nga fundit ai vinte shpesh për vizita te ne. Unë shkollën e vërtetë të artit e kam bërë në shtëpi”, tha profesori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!