Nga Alasdair Sandford, euronews
Brexit mund të nxisë trafiqet kriminale dhe tregtinë e paligjshme në Irlandën e Veriut pasi të ketë përfunduar periudha e tranzicionit që skadon në fund të vitit.
Ministri i Drejtësisë i Irlandës Veriore tha se krimi i organizuar mund të përfitojë duke shfrytëzuar kufijtë e rinj që do të lindin nëse nuk arrihet një marrëveshje mbi tregtinë dhe marrëdhëniet e ardhshme midis Britanisë dhe Bashkimit Europian.
Ndërkohë, udhëheqës nga shumë industri të ndryshme kanë argumentuar se kompanitë nuk janë të gatshme për marrëveshje të reja tregtare – të cilat do të hyjnë në fuqi pas përfundimit të periudhës së tranzicionit.
Pavarësisht disa ndryshimeve pozitive midis Londrës dhe Brukselit, nuk ka shenja se mund të përmirësohet diçka edhe pas mbylljes së negociatave.
Dhe edhe nëse Brukseli dhe Londra arrijnë një marrëveshje, do të duhet të ratifikohet nga parlamentet, e Londrës nga njëra anë dhe e shteteve individuale europiane nga ana tjetër.
Federico Varese, profesor i Kriminologjisë në Universitetin e Oksfordit dhe shkrimtar, i intervistuar nga Giulia Baruzzo, tha:
“Brexit në të vërtetë nënkupton krijimin e kufijve. Dhe është diçka që do të ndodhë sepse kjo është ajo që ne dëshironim – një kufi i ri midis të ashtuquajturës Britani e Madhe (e përbërë nga Skocia, Uellsi dhe Anglia) dhe Europës. Por ende nuk është përcaktuar: kufiri brenda Irlandës: apo midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.
Në të vërtetë, ky është thelbi i Brexit : të krijojë një kufi aty ku nuk ka ekzistuar. Sa herë që krijohet një kufi, krijohet gjithashtu një mundësi e re për të gjeneruar tregtinë e paligjshme dhe për të lehtësuar aktivitetet kriminale “.
Një minierë ari për krimin e organizuar
Naomi Long, Ministrja e Drejtësisë e Irlandës së Veriut dhe udhëheqësja e Partisë së Aleancës, tha se një skenar pa marrëveshje do të nënkuptojë mungesën e një partneriteti zyrtar të sigurisë midis Britanisë dhe Bashkimit Europian.
Londra nuk mund të mbështetet në agjenci si Europol, dhe të dy palët do t’i riktheheshin konventave të viteve 1950.
Nëse shtojmë barrierat e reja tregtare, të cilat rezultojnë nga një ndryshim rrënjësor në marrëdhëniet ekonomike midis dy palëve, dyfishohen shqetësimet për ekonominë.
“Nëse rrisim ndryshimet në drejtim të tarifave, por jo vetëm rreth kufirit, ne do të krijojmë një minierë ari për krimin e organizuar,” tha ministri.
Edhe nëse do të arrinim një marrëveshje, shtoi ai, disa nga masat alternative nuk do të ishin aq të mira ose efektive sa sistemet aktuale europiane.
Komentet e Long i bënë jehonë komenteve të një oficeri të lartë policie të Irlandës së Veriut, i cili i tha një komisionari të Dhomës së Lordëve disa ditë më parë se krimi i organizuar mund të shfrytëzonte kufirin Irlandez, veçanërisht pas kësaj periudhe.
Në këtë drejtim Federico Varese ka deklaruar se: “Është një aspekt që nuk duhet nënvlerësuar në lidhje me integrimin e Mbretërisë së Bashkuar në sistemet e sigurisë të Bashkimit Europian (të tilla si hyrja në bazat e të dhënave të Europol, sistemi i integruar i kontrollit të pasaportave, ..).
Tani nëse një kriminel nga Mbretëria e Bashkuar hyn në Spanjë, ai përgjohet menjëherë sapo përpiqet të përdorë pasaportën e tij ose ndonjë dokument personal, transmeton abcnews.al
Rreziku i Brexit është që në vend të daljes nga këto sisteme sigurie, vendi do të mbetet plotësisht i izoluar për sa i përket bashkëpunimit. Ky është një rrezik shumë i lartë. Dhe në vend të kësaj – siç e dimë mirë organizatat kriminale janë në gjendje të kalojnë kufijtë “.
Kush nuk do të jetë gati në 1 janar
Në vend të kësaj, komisioni parlamentar që merret me marrëdhëniet e ardhshme me BE-në është i shqetësuar se Irlanda e Veriut nuk është e gatshme për marrëveshje të reja, pavarësisht nëse është arritur marrëveshja tregtare.
“Ne jemi vërtet të shqetësuar sepse gjërat nuk do të jenë siç ne prisnim”, tha Aodhán Connolly.
“Edhe nëse MTL, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, arrihet me kuota dhe tarifa zero, do të ketë akoma kosto të reja,” vazhdoi ai, duke shtuar se pasiguria mbi kontrollet e mëtejshme, akuzat dhe burokracia kërcënojnë dërgesat e produkteve ushqimore në veçanti.
Stephen Kelly, shefi ekzekutiv i Manufacturing Ireland, tha se “Komuniteti i biznesit i Irlandës së Veriut nuk do të jetë gati deri më 1 janar.
Për një arsye shumë të thjeshtë: atyre u mungojnë detajet, koha e nevojshme dhe me gjithë vullnetin e botës, ne nuk do të arrijmë të mbyllim çdo gjë vetëm për gjashtë javë, “tha ai, duke bërë thirrje për një marrëveshje në fillim të 2021.
Pasiguria e kufirit
Sipas marrëveshjes të Brexit vitin e kaluar, Irlanda e Veriut do të zbatojë të njëjtat rregulla doganore europiane dhe aspekte të tjera të tregut të vetëm. Në mënyrë që të ruhet një kufi i hapur tokësor me Republikën Irlandeze.
Një ndërlikim i mundshëm është plani i qeverisë britanike për të anuluar disa nga këto masa nëse është e nevojshme, në kundërshtim me marrëveshjen dhe ligjin ndërkombëtar.
Dublini ka paralajmëruar se një marrëveshje tregtare është e pamundur.
Një zyrtar i lartë i BE-së tha të mërkurën se bisedimet tregtare me Mbretërinë e Bashkuar ende kanë disa pika kryesore që duhen zgjidhur dhe që mund të zgjasin deri javën e ardhshme.
Valdis Dombrovskis, Komisioneri Europian për Tregtinë, tha se është zbehur entuziazmi se mund të arrihet një marrëveshje gjatë takimit online me liderët europianë. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al