Brexit, May i shpëton rebelimit të konservatorëve

schedule23:04 - 20 Qershor, 2018

schedule 23:04 - 20 Qershor, 2018

Qeveria britanike i ka shpëtuar një rebelimi të konservatorëve në lidhje me rolin e parlamentit në procesin e daljes nga BE-ja, duke fituar në një votim me 319 vota pro përballë 303 kundër.

Konservatorët kanë hedhur poshtë kështu një amendament që do t’u jepte të dyja dhomave të parlamentit britanik, opsion ky që mund t’i vinte shkopin ndër rrota kryeministres Theresa May.

Në këtë mënyrë, do të jenë ligjvënësit ata që do të kenë shansin të thonë fjalën e tyre për variantin përfundimtar të marrëveshjes me BE-në dhe jo Dhoma e Lordëve. Konservatorët rebelë duket se kanë mbetur të kënaqur nga disa premtime verbale të bëra nga kryeministrja May në debatin që i parapriu votimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!