Brexit, komiteti i fushatës pro largimit nga BE akuzohet për parregullsi

schedule16:06 - 25 Mars, 2018

schedule 16:06 - 25 Mars, 2018

Një ish aktivist pro Brexit ka akuzuar për shkelje ligji, komitetin e fushatës që mbështeti largimin e Britanisë nga BE në referendumin e 2016-ës. Ai thotë se komiteti ka tejkaluar limitin e shpenzimeve.

Akuza për parregullsi janë shfaqur ndaj fushatës elektorale të kryer nga mbështetësit e largimit të Britanisë së Madhe nga BE në referendumin për Brexit të vitit 2016. Fushata “Leave” mendohet se ka tejkaluar kufijt e shpenzimeve të lejuara nga ligji britanik, ndërsa lidhjet vazhdojnë të shfaqen me rastin e Cambridge Analytica, konsulencës politike që arriti të të sigurojë të dhënat e 50 milionë përdoruesve të Facebook. Është pikërisht një ish activist pro Brexit, Shahmir Sanni, që denoncon parregullsitë në fushatën elektorale për referendumin, duke e përkufizuar plotësisht të paligjshme për shkak të tejkalimit të limit të shpenzimeve.

Ligji në fakt parashikonte një kufi të kostos së fushatës prej 7 milion paund për komitet, ndërsa “Voto Leave” ka përdorur një grup më të vogël mbështetësish, të grupuar në shoqatën “BeLeave”, për të pasur 625 mijë paund më shumë në dispozicion. Por që kurrë nuk ishin të disponueshme për këtë grupim. Shamir Sanni është një 24 vjeçar pakistanez që e quan veten “natyrisht euroskeptik” dhe tregoi për mediat britanike se financimi ishte vetëm një mashtrim nga komiteti për të tejkaluar kufijtë e shpenzimeve të fushatës.

Në fakt, paratë nuk kanë mbërritur kurrë në shoqatën “BeLeave”, duke përfunduar drejtpërdrejt në kompaninë kanadeze të analizës së të dhënave “AggregateIQ”, shërbimet e të cilëve përdoreshin nga Komiteti i fushatës pro largimit nga Bashkimi Europian. Sipas hetimeve kompania kanadeze është rreptësisht e lidhur me “Cambridge Analytica”.

E menjëhershme ishte dhe kundërpërgjigja e mbështetësve të Brexit, kryesisht nga ministri i jashtëm britanik, Boris Johnson, i cili drejtoi fushatën pro largimit. Ai thotë se akuzat e fundit janë qesharake dhe pretendon se fushata “Leave” ka fituar një referendum në mënyrë të “drejtë dhe ligjore”. Johnson ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar “do të largohet nga Unioni brenda një viti”./abcnews.al