Brexit/Juncker: Mbretëria e Bashkuar do të pendohet për largimin

schedule11:54 - 13 Mars, 2018

schedule 11:54 - 13 Mars, 2018

Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker paralajmëroi Britaninë se do të pendohet për largimin nga Unioni. Gjithashtu theksoi se Brukseli do të punojë për të ruajtuar të drejtat e qytetarëve europianë në periudhën pas Breksit.

“Mbretëria e Bashkuar do të pendohet për vendimin lidhur me largimin nga Unioni Europian”. Paralajmërimi është bërë nga Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Duke folur në parlamentin e Unionit, ai është brohoritur nga deputetët Euroskeptikë ndërsa theksoi se dalja e Britanisë nga blloku është vendosur të bëhet me 29 mars i 2019-ës. Juncker tha se do të vijë koha “kur do të pendoheni për vendimin tuaj”. Përfaqësuesi i europarlamentarëve për “Brexit”, Guy Verhofstadt, tha se Mbretëria e Bashkuar duhej të lëvizte përtej “parullave” dhe “kafshatave të mëdha”.

Shefi i Komisionit Europian bëri me dije se Brukseli dhe Londra ishin shumë afër arritjes të një marrëveshje për të drejtat e qytetarëve post “Brexit”. Juncker u tha eurodeputetëve në Strasburg se kishte “rritje të presionit” për të negociuar më shpejt për tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE. Ai shtoi se nuk dëshiron që qytetarët europianë të “bien viktimë e Brexit”, dhe nënvizoi se është e rëndësishme sigurimi i të drejtave të tyre. Juncker përsëriti se nuk do të ketë lëhtësira në marrëdhëniet tregtare të ardhshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

“Do të kisha preferuar që Britania të mos vendoste të largohej nga Unioni, por secili që vepron kështu duhet të dije se çfarë do të thotë”, u shpreh ai. Më tej i bëri thirrje kryeministres britanike Theresa May që të qartësojë më shumë idenë se si Londra e shikon marrëdhënien e ardhshme me Brukselin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!