Nga Scott Dutfield, Live Science
Mijëra vite përpara se të ndodhte Brexit (shkurorëzimi politik i Britanisë nga Bashkimi Europian), ndarja e saj fizike nga kontinenti i Europës kishte filluar shumë kohë më përpara. Rreth 18,000 vite më parë, gjatë epokës së Pleistocenit, shumica e Britanisë së sotme u mbulua nga një epokë akullnajash, sipas Wessex Archeology, një organizatë bamirëse me qendër në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo periudhë vazhdoi për mijëra vite deri rreth 12,000 vite më parë pasi klima e ngrohtë i dha fund epokës së akullnajave.
Zonat që sot janë Deti i Veriut dhe Kanali anglez u mbushën me moçalore, lugina të pyllëzuara dhe këneta, sipas National Geographic. Një zonë toke, e njohur si Doggerland, lidhte Britaninë me Europën kontinentale dhe shtrihej mbi 18,000 milje katrore.
Shkëputja e Britanisë me Europën Kontinentale filloi rreth 8200 vite më parë kur një cunami goditi Doggerland. Në brigjet e Norvegjisë, një rrëshqitje e madhe nënujore, e njohur si Storegga, zhvendosi më shumë se 720 milje kub (3000 km³) material përmes ujit, sipas hulumtimit të botuar në revistën Nature Climate Change. Kjo është 300 herë më e madhe se prodhimi vjetor i sedimentit nga të gjithë lumenjtë e botës, shkruan abcnews.al
Storegga ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga aktiviteti sizmik pas një periudhe tranziconi në akullnaja në temperatura të ngrohta në të gjithë Norvegjinë. Lëvizja e shpejtë dhe zhvendosja e ujit gjeneroi energji të mjaftueshme për të krijuar cunamin.
Vala e madhe besohet të ketë arritur deri në 20 metra lartësi, sipas revistës Nature Climate Change. Cunami “gëlltiti” Doggerland. Ai kaloi në veri-lindje të Britanisë dhe udhëtoi 25 milje (40 km) në brendësi të tokës, duke krijuar një ishull të ri, sipas BBC.
Cunami kundër ndryshimi të klimës
Cunami i shkaktuar nga vala e Storegga është shkaku i shkatërrimit të Doggerland dhe ndarjes së Britanisë nga Europa kontinentale. Sidoqoftë, një studim i vitit 2020 i botuar në revistën Antiquity sugjeron se mund të ketë qenë ndryshimi i klimës që shkatërroi lidhjen midis të dyjave.
Duke analizuar shtratin e detit dhe sedimentet e tij, studiuesit në Universitetin e Bradfordit kanë zbuluar se cunami mund të mos ketë qenë plotësisht përgjegjës për fundosjen e Doggerland. Pas përmbytjes së cunamit, studiuesit propozuan që disa ishuj më të vegjël mund të formonin një “Arkipelag Dogger”, i cili mbijetoi për gati një mijë vite.
Midis 8,200 dhe 8,400 vite më parë, “niveli mesatar global i detit u rrit (ndoshta në dy faza) midis 1 dhe 4 metra, sipas studiuesve. Kjo rritje e nivelit të detit lidhej me ndryshimin e klimës, sipas Smithsonian. Rreth 7000 vite më parë, Arkipelagu Dogger u zhduk, sipas studiuesve.
Të jetosh në Doggerland
Kur cunami Storegga goditi veriperëndimin e Europës, ai jo vetëm që përmbyti vendin por gjithashtu shkatërroi komunitetet e lashta që jetonin në Doggerland. Dëshmitë e mbetjeve njerëzore janë gjetur nga peshkimi dhe gërmimi përgjatë shtratit të Detit të Veriut, sipas hulumtimit të botuar në Journal of Archaeological Science.
Datimi me radiokarbon i mbetjeve zbuloi se shumica i përkasin njerëzve të periudhës së Mesolitit (midis 20,000 dhe 8,000 vite më parë) që jetonin në Doggerland. Dëshmitë arkeologjike sugjerojnë se ata që jetonin në Doggerland ishin gjuetarë, sipas National Geographic.
Në kohën e cunamit do të kishte pasur rreth 5,000 njerëz të hershëm të shpërndarë nëpër Britani, të cilët kishin udhëtuar nga Europa kontinentale pas migrimit të mamuthëve dhe drerëve, sipas BBC .
“Nëse do të qëndronit në breg në atë ditë, 8200 vite më parë, nuk ka dyshim se do të kishte qenë një nga ditët më të këqija për ju,” tha Vincent Gaffney, profesor i arkeologjisë në Universitetin e Bradfordit . “Ishte një katastrofë. Shumë njerëz, ndoshta mijëra njerëz, kanë vdekur.”
Rritja e nivelit të detit i detyroi vendasit të zhvendoseshin në vendet më të ulëta- në Kanalin Anglez apo edhe në vende të tjera si Anglia e sotme dhe Holanda, sipas National Geographic.
/abcnews.al