BREXIT/ Bisedimet do të vijojnë mes Johnson-Von der Leyen

schedule08:06 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 08:06 - 5 Dhjetor, 2020

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidentja e Komisionit EUropian Ursula von der Leyen do të diskutojnë mbi gjendjen e bisedimeve të Brexit të shtunën pasdite, pasi negociatorët thanë se ata nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje.

Brukseli dhe Londra dështuan të arrijnë një marrëveshje të premten lidhur me bisedimet tregtare të Brexit, ka deklaruar negociatori i BE-së Michel Barnier.

Përmes një postimi në Twitter, Barnier konfirmoi se pas negociatave intensive në kryeqytetin britanik, ai dhe negociatori kryesor i tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar David Frost kishin rënë dakord për të pezulluar bisedimet midis Britanisë dhe bllokut.

“Pas një jave negociatash intensive në Londër, së bashku me David Frost, ne ramë dakord sot që kushtet për një marrëveshje nuk janë përmbushur, për shkak të divergjencave të konsiderueshme në fushën e lojës, qeverisjen dhe peshkimin”, tha Barnier./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!