Brexit, arsyeja e rritjes së çmimeve të ushqimeve në Britani

schedule15:01 - 25 Maj, 2023

schedule 15:01 - 25 Maj, 2023

Largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian është përgjegjës për rreth një të tretën e rritjes së faturave të ushqimeve që nga viti 2019, ekuivalente me rreth 250 paund, sipas studiuesve në Shkollën Ekonomike të Londrës dhe universitete të tjera.

Britania po lufton me inflacionin për më shumë se një vit, i nxitur pjesërisht nga rritja më e lartë e çmimeve të ushqimeve që nga viti 1977, me çmimet që u rritën me më shumë se 19% vitin e kaluar.

Megjithëse Londra dhe Brukseli kanë një marrëveshje që lejon tregtimin e ushqimeve pa taksa, barrierat ndaj eksporteve dhe importeve në formën e burokracisë, të njohura si barriera jo tarifore, shkaktojnë vonesa dhe kosto më të larta.

Studimi i Qendrës për Performancën Ekonomike (CEP) krahasoi ndryshimet e çmimeve në produktet ushqimore të importuara nga Bashkimi Europian me çmimet e ushqimeve të importuara nga vende të tjera.

Para Brexit-it , çmimet e këtyre produkteve ishin pak a shumë të ngjashme, por pas Brexit-it pati një rritje relative të çmimeve të produkteve ndaj importeve nga BE-ja dhe kjo vazhdoi deri në vitin 2023.

Studimi nxori në pah se  nga janari 2022 deri në mars 2023, çmimi i produkteve ushqimore u rrit me rreth 3.5% më shumë se ato që nuk ishin. Duke marrë parasysh ndikimin në çmimet e ushqimeve nga dhjetori 2019, pak para se Britania të largohej zyrtarisht nga BE, studiuesit vlerësuan koston e Brexit për familjet britanike në 6.95 miliardë £ (8 milionë euro), ose 250 paund për familje.

Nga dhjetori 2019 deri në mars 2023, sipas studimit, çmimet e ushqimeve në Mbretërinë e Bashkuar u rritën me pothuajse 25%.

Produktet si mishi dhe djathi i importuar nga BE-ja, shënuan rritje të çmimeve me 10% se produktet e ngjashme që nuk u ekspozuan ndaj Brexit pas janarit 2021, kur Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit të Britanisë (TCA) me BE-në hyri në fuqi.

Javën e kaluar, zëdhënësi i kryeministrit Rishi Sunak argumentoi se largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian nuk ishte një dështim, duke shmangur kritikat nga politikanët e shquar euro-skeptikë mbi mënyrën se si u zbatua Brexit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!