Sulmi ndaj “CFO Pharma”/ Hetimet për pronarin, dyshohet për para me fajde

schedule10:21 - 19 Mars, 2025

schedule 10:21 - 19 Mars, 2025

TIRANË– Për sa i përket ngjarjes së ndodhur dje ku u sulmua me armë biznesi në autostradën Tiranë Durrës, hetuesit përveç konkurrencës, ka shtuar një tjetër pistë për sulmin ndaj CFO Pharma, pasi ka dyshime se pronari Nadir Çausholli, ka qenë i përfshire në marrjen dhe në dhënien e parave me kamatë (fajde).

Kjo e ndodhur rreth viteve  2019-2020.

Megjithatë nga vetë Nadir Çausholli nuk është dhënë asnjë detaj çka mund të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e autorëve apo porositësve. Ai ka thënë që dyshimin e vetëm e ka se sulmi mund ti ketë ardhur për shkak të konkurrencës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!