Breshëria drejt lokalit, menaxheri rrëfen ç’i panë sytë: 5 minutat që shpëtuan gratë nga plumbat

schedule11:37 - 5 Janar, 2022

schedule 11:37 - 5 Janar, 2022

Menaxheri i lokalit ku ndodhi vrasja në “Don Bosko” ka rrëfyer për mediat atentatin që ndodhi pasditen e djeshme. Ai tha se viktima Erion Çela ishte së bashkë me gruan shtatzënë, e cila ishte larguar vetëm pak minuta përpara se të zbraznin kallashin atentatorët. Menaxheri u shpreh se nga stafi i lokalit nuk ka asnjë të lënduar.

Unë kam qenë te lokali brenda. Ka ardhur një makinë “C-Class” kanë qëlluar drejt lokalit, tavolinës ku ishin ulur. Kanë qenë 5 persona, më parë kanë qenë me gratë e tyre, rreth 5 minuta më vonë ikën gratë dhe erdhën disa të tjerë që qëlluan drejt tyre.

Lexo edhe: Objektivi i atentatit në Don Bosko ishte daja i viktimës, si u mbajt në vëzhgim

Ata ishin ulur të pjesa përballë. Në lokal nuk kanë pasur probleme. Ishin klientë të përhershëm. Nga stafi nuk është dëmtuar asnjë. 19-vjeçari i plagosur ka qenë klient. Erdhi ambulanca pas gati 30 minutash, edhe pse “Ushtaraku” është këtu ngjitur. Ne na erdhi papritur” tha ai.

Lexo edhe: Atentati në Tiranë, zbardhet dëshmia e të plagosurve, autorët profesionistë nuk lanë asnjë gëzhojë

Bilanci i atentatit në Tiranë

Viktima
Erion Çela

Të plagosur
Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë, vëllai i viktimës
Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë
Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull
Edmond Crroj 41 vjeç i plagosur në bark dhe këmbë

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!