Grupi Hezbollah me bazë në Liban ka marrë përgjegjësinë për breshëritë masive të raketave të lëshuara në veri të Izraelit këtë mëngjes.
Grupi tha se kishte në shënjestër disa vende ushtarake izraelite, duke përfshirë bazën e kontrollit të trafikut ajror Meron, kampin Amiad dhe një fabrikë automjetesh të blinduara.
Northern Israel is under massive attack from Iranian proxy Hezbollah.
Each of these puffs in the sky is an intercepted rocket. pic.twitter.com/H46odBedI2
— Eylon Levy (@EylonALevy) June 12, 2024
Hezbollah tha se sulmet janë në hakmarrje për vdekjen e komandantit të lartë Taleb Abdullah në një sulm të supozuar ajror izraelit mbrëmë. Sulmi në Jouaiyya të Libanit vrau Abdullahun dhe tre anëtarë të tjerë të Hezbollahut.
Abdullah konsiderohet të jetë një nga oficerët më të lartë të Hezbollahut që nga fillimi i luftës me 7 tetor.
IDF thotë se më shumë se 160 raketa janë lëshuar tashmë këtë mëngjes.
/abcnews.al