Të paktën pesë persona u vranë sot në Ukrainë, katër prej të cilëve në kryeqytet, pas një sulmi të ri ajror nga Rusia, ndërsa kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell ndodhet në Kiev.
?? Massive missile attack, 7 February:
• #Kiev, a skyscraper is on fire in the #Holosiivskyi district. 9 victims
• #Kharkiv – Not residential infrastructure was damaged
• #Mykolaiv, infrastructure, gas and water networks were damaged. One person is dead. pic.twitter.com/ecdhYF2tld— Jesse Pinkman (@ictusconfirmed) February 7, 2024
Rusia goditii Ukrainën sot me raketa dhe dronë, duke lënë të plagosur të paktën 38 në Kiev. Sirenat e alarmit u dëgjuan në të gjithë vendin në orët e para të mëngjesit, dhe zgjati 3 orë.
Në total, Rusia lëshoi 44 raketa dhe 20 dronë kundër Ukrainës, tha shefi i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzny përmes Telegram. Sipas tij, këto ishin 36 raketa lundrimi të llojeve të ndryshme, tre raketa balistike dhe 5 raketa S-300.
? Missiles. Explosions. Burning flats. Injured and killed.
That's how the morning started in Ukrainian cities today. Putin's Russia has fired 64 means of air attack, among them 44 missiles.
As of right now, 4 dead and 35 wounded in Kiev, including a pregnant woman.
There are… pic.twitter.com/89EO4yimPb
— Fund 24.02 (@Fund2402) February 7, 2024
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se synonte vetëm objektiva ushtarakë.
Në Kiev, mbetjet e një rakete rrëzuar goditën një ndërtesë apartamentesh 17-katëshe në lagjen Golosiivsky, duke shkaktuar një zjarr të madh, duke vrarë katër persona.
Missile attack on Kiev, there are deaths under the rubble of a residential building, – Ministry of Internal Affairs pic.twitter.com/cIpluJz1FG
— ?? paolo rel (@paolobucci18) February 7, 2024
Në bregun lindor të lumit Dnieper, linjat e tensionit të lartë u dëmtuan, duke ndërprerë energjinë për 19,000 banorë në rrethet Dnipro dhe Desnian. Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i vendit, u godit nga raketat S-300.
Në rajonin e Lviv (Ukraina perëndimore), një raketë goditi një zonë industriale në qytetin e Drogobych, në një distancë prej rreth 50 kilometrash nga kufiri polak, pa shkaktuar viktima.
/abcnews.al