Të shtëna me armë kundër njerëzve me ngjyrë në Macerata, një i arrestuar

schedule12:55 - 3 Shkurt, 2018

schedule 12:55 - 3 Shkurt, 2018

Panik në rrugët e qytetit Italian të Maceratas ku një person ka qëlluar me armë ndaj disa njerëzve me ngjyrë duke plagosur disa prej tyre. Policia italiane ka vënë në pranga autorin e dyshuar të sulmit I cili I përket ambienteve fashiste.

Luka Traini, 28 vjeç, mendohet të jetë personi i cili qëlloi me armë zjarri kundër disa personave me ngjyrë në rrugët e Maceratas, Itali.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ndërsa policia italiane arriti të vërë në pranga të riun i cili kishte me vete flamurin Italian dhe mendohet se i përket ambienteve të ekstremit të djathtë. Në momentin e arrestimit ai bëri përshëndetjen naziste. Banor I zonës, 28 vjecari nuk ka precedent penalë. Në momentin që automjeti i tij një alfa romeo e zezë, u ndalua nga policia, ai zbriti, hoqi xhupin dhe hodhi mbi supe flamurin Italian. Më pas u kthye nga agjentët e policisë dhe bëri përshëndetjen fashiste. Në automjetin e tij u gjet pistoleta me të cilën ai qëlloi kundër njerëzve me ngjyrë duke plagosur gjashtë prej tyre. Kryebashkiaku i Maceratës u shpreh se tashmë situata është nën kontroll  dhe banorët nuk rrezikohen më. Hetuesit italianë po përpiqen të zbardhin arsyet e gjestit. Mediat italiane shkruajnë se një nga arsyet mund të jetë vrasja e një 18 vjecareje të zonës, nga një shtetas me origjinë nigeriane. Ky i fundit pasi e vrau vajzën, e copëtoi në disa pjesë dhe u përpoq të fshihte trupin në dy valixhe./abcnews.al