Atentat Skënder Likes/ Kurbin, breshëri plumbash në banesë, djali i akuzuar për vrasje

schedule12:21 - 6 Tetor, 2023

schedule 12:21 - 6 Tetor, 2023

Shtëpia e familjes së Skënder Likës u sulmua me armë zjarri mesditën e të premtes.

Anëtarët e saj sapo ishin rikthyer në këtë banesë që vazhdon të jetë e dëmtuar prej tritolit që iu vendos në mars të këtij viti.

Sic pamjet tregojnë plumbat prekën gjithë shtëpinë, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Dyshohet se autorët kanë qënë dy.

Para së të largoheshin nga vendngjarja ata kanë goditur me makinë derën e jashtme të shtëpisë.

Policia gjeti në vendngjarje disa gëzhoja, ndërsa po monitoron kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar autorët.

Në zonë u ngritën pika të shumta kontrolli por nga kërkimet e para nuk pati rezultat.

Dyshimet janë se sulmi mund të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Kurbinit.

Skënder Lika, është babai i Llej Likës, autori i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli.

Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika./abcnews.al