Mbrëmjen e sotme drejt një lokali në Poro të Vlorës, ku ishin dy persona brenda, njëri prej të cilëve pronari i biznesit u hap zjarr me kallashnikov, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Banori që ishte brenda në lokal me pronarin e lokalit, Gjergji Nasi tregon se e pa autorin por mendoi se ishte efektiv policie.
“Dera hapur ishte 24 orë. Ishte me sytë dhe me kapele. Një person pashë unë. Unë mendova ndonjë polic nga ata të kufirit, me kallash në dorë. Nuk foli asnjë llaf. Pa u futur brenda qëlloi në drejtimin që është e llogaritur, që je ulur ti, që të kapë ose në kokë ose në kraharor.
Në lokal isha unë dhe i zoti i lokalit, qëlloi të paktën një karikator. Në ikëm me vrap. Ishte në këmbë. Asnjë fjalë nuk foli. Unë jam hallexhi, mezi nxjerr bukën e gojës. Unë nuk merr me politikë dhe asgjë dhe nuk di gjë” tha ai.
Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet, megjithatë eksponentë të PD-së pretendojnë se në këtë lokal zhvillohen gjithë takimet e zonës dhe ngjarja mund të ketë prapavijë politike.
Policia njofton se grupi hetimor dhe shërbimet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ db/ Abcnews.al