Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Breshëri arme ndaj ish-burrit grek, momenti kur arrestohet shqiptarja

schedule16:51 - 11 Nëntor, 2021

schedule 16:51 - 11 Nëntor, 2021

Është arrestuar shqiptarja e cila plagosi me armë zjarri ish burrin e saj në Greqi.

Raportohet se ajo është Klodiana Çelo Pavlidou me origjinë shqiptare. Mësohet se ajo e ka pritur ish burrin e saj, Jorgos Neos teksa po merrte nga shkolla vajzën e tyre 13-vjeçare dhe ka hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të plagosur rëndë.

I plagosuri një okulist grek, dyshohet se e ka rritur fëmijën me gruan e tij angleze, pasi kishte fituar kujdestarinë e vazjës. Fqinjët pohojnë se gruaja nga Shqipëria e shqetësonte shpesh, me shumë gjasa, siç kishte thënë viktima, për faktin se nuk e lejonte ta shihte fëmijën për shkak të karakterit të çrregullt.

Së fundmi mediat greke kanë publikuar edhe pamjet gjatë arrestimit të shqiptares. /abcnews.al/.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!