Breshër në Llogara , policia njofton drejtuesit e mjeteve për bllokimin e rrugës

schedule11:59 - 8 Nëntor, 2017

schedule 11:59 - 8 Nëntor, 2017

Nje bresher i fuqishem ka bllokuar Llogarane. Policia Rrugore njofton se në aksin rrugor të Llogarasë qarkullimi i mjeteve funksionon me vështirësi pasi ka një prezencë të madhe reshjesh prej kushteve jo të mira atmosferike. Konkretisht, në vendin e quajtur ”Pisha Flamur”, prej reshjeve të dendura të breshërit është krijuar një shtresë, e cila e ka bërë pothuajse të pamundur kalimin dhe ngjitjen e këtij aksi. Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në rruget  më problematike me qëllim sigurinë dhe ardhjen në ndihmë të qarkullimit të lëvizjes së mjeteve. Ndërkohë janë njoftuar edhe shërbimet e kompanisë së mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e këtij aksi. Në njoftimin e saj zyrtar policia u drejtohet udhëtarëve të cilët kanë intinerarë të kalojnë në aksin rrugor të Llogarasë të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit dhe lëvizjes së tyre me mjet./abc news