Një breshër i fuqishëm përfshiu zonën malore të Jugut, e për pasojë drejtuesit e mjeteve në lëvizje, u kapën në befasi. Situata më e vështirë ishte në pjesën më të lartë të Llogarasë, ku shumë automjete u bllokuan për pak kohë.
Me njoftimin e Emergjencave Civile dhe Bashkisë së Vlorës, në rrugë dolën makineritë për largimin e breshërit. Moti i keq vazhdoi për afro një orë dhe më pas ai u përmirësua./abcnews.al