Trajneri i Leicester Cityt Brendan Rodgers ka folur sot mbi të ardhmen e tij, duke iu adresuar edhe spekulimeve që është afër kalimit te Manchester United në detyrën e trajnerit.
“Është mungesë respekti që ta bëni këtë pyetje kur ata kanë një menaxher të mirë i cili është duke punuar në klub. Pastaj, nuk mund të komentoj mbi këtë gjë sepse është diçka e pa vërtetë”, tha Rodgers.
Më pas, Rodgers siguroi tifozët e Leicester Cityt që fokusi i vetëm i tij është ky klub, dhe se ndjehet i lumtur dhe krenarë që ka postin e trajnerit te “Dhelprat”.
“Jam shumë i lumtur dhe krenarë që jam trajner i Leicester Cityt. Jam shumë i fokusuar në këtë klub, në lojtarët, dhe në krerët e Leicester. Të gjitha spekulimet e tjera janë diçka që nuk mund t’i kontrollojë, është e mërzitshme t’i dëgjosh. Unë jam trajneri i Leicester Cityt”, tha Rodgers. /abcnews.al/