Brenda shtëpisë në Elbasan! 5 kallëpe tritoli gati! Automatiku dhe bombola, gati për shpërthim

schedule07:01 - 25 Shtator, 2020

schedule 07:01 - 25 Shtator, 2020

Abc News siguron ekskluzivisht fotot e arsenalit të armëve që u gjetën brenda shtëpisë së 71-vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan. Në pamje duket që autori kishte përgatitur disa kallëpe me tritol për t’i hedhur kundër policisë.

Ishin 5 kallëpe tritoli me nga 200 gr secila të bëra gati me kapsolla vetëm sa për t’u ndezur, ndërsa një e kishte hedhur në drejtim të RENEA-s, por fatmirësisht ka shpërthyer pjesërisht, pasi nuk ishte vendosur mirë. Në foto duket trupi i tij përtokë, pasi u ekzekutua nga RENEA dhe automatiku me dy karikatorë ngjitur, me të cilin qëlloi disa herë në drejtim të policisë.

Pamjet tregojnë edhe një bombol gazi, të cilën Zhidru dyshohet se po e përgatiste për ta hedhur kundër RENEA-s. Mbi bombol shikohet një çantë. Dyshimet e grupit hetimor janë se i moshuari po e montonte bombolën për ta hedhur kundër efektivëve, pasi saj çantës dalin fije dhe dyshohet se do të përdorej si minë.

Të gjitha janë gjetur të montuara, por RENEA ndërhyri duke parandaluar një tragjedi. Fillimisht RENEA hodhi një granatë zhurmuese “strum” për ta hutuar, por i moshuari reagoi duke u përgjigjur me breshëri. Por fati i tij ishte tragjik, pasi u ekzekutua nga RENEA. db/Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!