“Brenda” një biznesmen dhe një politikan shqiptar, SPAK nis hetimet për “Pandora Papers”

schedule14:03 - 5 Janar, 2022

schedule 14:03 - 5 Janar, 2022

Gazetari i “ABC” Ermal Vija mëson se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka regjistruar një procedim penal dhe po heton transfertat ‘offshore’ në favor të një kompanie konsulence të regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat u ekspozuan me rrjedhjen e dokumenteve të “Pandora Papers”. I njëjti burim i tha gazetarit të “ABC” se “Nuk ka ndonjë emër të regjistruar deri tani për asnjë të dyshuar”.

Më herët, lajmin për nisjen e verifikimeve e kishte konfirmuar për ABC, kreu i SPAK, Arben Kraja

Bazuar në dokumentet e ‘Pandora Papers’, BIRN ekspozoi në tetor të vitit të kaluar se si kompania e konsulencës  “AL Energy Transmission’ përfitoi pagesa prej 3.6 milionë eurosh nga kompania boshnjake ‘Energoinvest’, e cila ndërtoi linjën e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Lexo edhe: Artan Hoxha: Shqiptari i “Pandoras” të tregojë shokët, kush i mori 3.6 milion euro

‘AL Energy Transmission’ është e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Vasil Kallupi.

Sipas dokumenteve të regjistrimit të kompanisë, përfituesi fundor i kësaj kompanie është një grua 40 vjeçare nga Tirana e quajtur Jola Duro. Ndërsa sipas planit të biznesit të kompanisë, të hartuar në shkurt 2013, përpara regjistrimit të saj, Duro listohet si menaxherja e zyrës dhe Kallupi si menaxher projekti. Në planin e biznesit shkruhet se kompania ka si partner, biznesmenin Vasil Kallupi dhe gruaja e tij rezulton të jetë tezja e Jola Duros.

Lexo edhe: Hapet “Kutia e Pandorës”: Biznesmeni shqiptar transferoi miliona euro për kompaninë “offshore”

Për disa njerëz në Shqipëri Kallupi njihet si ‘Vasili i Vienës’ për shkak se ai ka jetuar në kryeqytetin e Austrisë në vitet 1990 dhe njihet për lidhjet e afërta me ish-kryeministrin Fatos Nano.

Edhe pse nuk është e paligjshme, ekspertët paralajmërojnë se kur paratë transferohen nëpërmjet juridiksioneve ‘offshore’, risku i korrupsionit rritet.